Kurti kritikohet: Gabim përmendja e rrezikut për destabilizim

Përmendja e shtimit të trupave të NATO-s në Kosovë për shkak të rrezikut nga Serbia, nga kryeministrit Albin Kurti në forumin ekonomik në Davos, po vlerësohet e gabuar nga opozita dhe pjesëtar të shoqërisë civile. Ata thonë se investitorët e huaj nuk joshen më këso deklarata, por frikësohen e largohen si kandidat potencial për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në qytetin me lartësinë më të madhe mbidetare në Evropë, këto ditë janë mbledhur njerëzit më të fuqishëm të globit.

Në Davos në skajin lindor të Zvicrës, politikanë e biznmesmenë nga pesë kontientete kanë një qëllim, në shtëpi të kthehen me ndonjë marrëveshje për biznes apo investitorë nga jashtë.

Me këtë synim në samitin pesë ditor po qëndron edhe kryeministri Albin Kurti. Ai madje ka organizuar një samit për Investitor, veçse jo në Davos por në Cyrih.

Për të mundësuar takime si ky ku ishin të pranishëm rreth 60 ndërmarrës, Qeveria ka paguar një kompani zvicërane.

Ky është dokumenti ku me vendim të Kryeministrit, i janë ndarë 58,341 franga kompanisë së konsulencës Secure Link Service AG (SELISE). “Selise” është kompani ndërkombëtare në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit me 500 punonjës në mbarë botën.

Fakti se këto para janë ndarë pa procedura të prokurimit po kritikohet nga një ish-kryeministër.

Përpos kësaj, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se është gabim edhe deklarata e Kurtit për një median zvicërane, ku kërkon shtim të forcave të NATO-s për shkak të kërcënimeve nga Serbia.

Davos: Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi. Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka. Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?! Kush po e këshillon kështu?!, thuhet në postimin e Hotit në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

Kritikës së Hotit se kështu nuk tërhiqen investitorët i është kundërpërgjigjur Zëdhënësi i Qeverisë. Në një postim në “Facebook”, në formë të pyetjeve, Kryeziu ka përmendur takimin e Kurtit me Kryeministren e Finlandës, thirrjet për investime, ndërkaq thirrjen për shtim të trupave të NATO-s e ka cilësuar kërkesë për siguri që sjellë më shumë investitor.

Me çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?

1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?

2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj?

3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend?

4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni?

5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët

6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit?

7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?”, ka shkruar në Facebook Përparim Kryeziu, Zëdhënës i Qeverisë.

Megjithatë përmendja e rrezikut për destabilizim, sipas analistit Visar Ymeri është strategji e gabuar për tërheqjen e investitorëve.

“Më shumë problem është imazhi që ne i tregojmë ne nga këtu përshembull për ngjarjet që i patëm në veri edhe si lexohen ato nëpër mediat perëndimore. Tash duhet me pas parasysh që aty ballafaqeohemi nga një publik që nuk e përcjellë Kosovën për çdo ditë”, ka deklaruar Ymeri.

Ymeri thotë se vende si Kosova janë treg shumë i vogël, prandaj duhet të ofertohet me një treg më të madh të përbashkët.

“Pra investimet e huaja kryesisht e kanë tendencën për shku në ato vend ku mund të arrijnë në profit të caktuar ku janë investima të sigurta dhe ku kanë treg më të madh. T’i thërrasësh sot investitorët e huaj në Kosovë për tregun e Kosovës nuk ka kuptim sepse është i vogël. Integrimet Rajonale dhe pastaj një çasje shumë më e favorshme e Kosovës në tregun evropian kjo do ta bënte Kosovën atraktive për investitorët”, ka shtuar ai.

Procesi i Berlinit, por edhe Ballkani i Hapur, sipas tij janë mundësi për Kosovën, por me kushtin që të jetë anëtare si shtet dhe me të drejta të plota e të barabarta.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika