Kurti kritikon Prokurorinë e Policinë për rastin në Skenderaj: Reagimi ishte i vonuar

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar sërish për incidentin e ndodhur në Skenderaj, ku mbeti i lënduar zëvendësministri dhe zyrtari i Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani.

Në konferencën e përbashkët me komisioneren Marta Kos, Kurti kritikoi reagimin e institucioneve të rendit dhe drejtësisë, duke thënë se policia dhe prokuroria kanë vepruar me vonesë.

Ai deklaroi se në lokalin ku ndodhi incidenti ekzistojnë kamera sigurie dhe dëshmitarë të shumtë, ndërsa bëri të ditur se sipas informacioneve që posedon, dy persona tashmë janë arrestuar.

“S’mund të ketë asnjë individ e asnjë grup që sfidon suksesshëm shtetin, e shteti është tërësia e ligjit”, deklaroi Kurti.

Kreu i LVV-së ngriti edhe shqetësime për mënyrën se si do të trajtohet rasti nga organet e drejtësisë, duke e krahasuar me dënimet e shqiptuara më herët ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes për postime në rrjete sociale.

“Për përshtypjen time, reagimi i policisë dhe prokurorisë është i vonuar. Aktivistët e VV-së për statuse në Facebook janë dënuar me nga një vit burg. Ta shohim tash Prokuroria për ata që marrin gotë e përgjakin zv.ministrin, çfarë ndëshkimi do të kërkojë e çfarë dënimi do të japë gjyqësori”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe se institucionet duhet të japin përgjigje të shpejtë dhe të barabartë ndaj çdo forme të dhunës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika