Kurti kthehet në Francë, pjesë e diskutimit “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”

Ky diskutim, pritet të nisë nga ora 10:00 dhe do të moderohet nga drejtori i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike, Pascal Boniface

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris të Francës do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ky diskutim, pritet të nisë nga ora 10:00 dhe do të moderohet nga drejtori i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike, Pascal Boniface.

Ndryshe, dje, Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku ka marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë.

Kurti, gjatë fjalës së tij në këtë kongres ka përmendur agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator ku ka theksuar se ka forca që synojnë të provokojnë konflikte dhe luftëra të armatosura për të minuar autoritetin dhe besueshmërinë demokratike, për të rrënuar të gjitha parametrat stabilizuese dhe paqen e fituar, për të ripërcaktuar kufijtë dhe imponuar rregulla të reja të rendit.

Lexo edhe: Kurti në Spanjë përmend sulmin terrorist në Banjskë: Ka forca që synojnë të provokojnë luftëra të armatosura

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika