Kurti: Kujtimi i Behar Topillës do të mbetet mes nesh
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e Behar Topillës, i vetmi i mbijetuar i masakrës së kryer nga forcat serbe në vendin e njohur si te Shavarinat, në Çikatovë të Vjetër të Drenasit. Topilla, i cili 26 vite më parë shpëtoi nga plumbat e forcave armike serbe, ndërroi jetë […]
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e Behar Topillës, i vetmi i mbijetuar i masakrës së kryer nga forcat serbe në vendin e njohur si te Shavarinat, në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.
Topilla, i cili 26 vite më parë shpëtoi nga plumbat e forcave armike serbe, ndërroi jetë sot në Suedi, në moshën 45-vjeçare, pas një sëmundjeje.
“Thellësisht pikëlluese të kuptoj që ka vdekur Behar Topilla, i vetmi i mbijetuar i masakrës së kryer nga forcat armike serbe te vendi Shavarinat në Çikatovë të Vjetër të Drenasit. Një njeri që 26 vite më parë e kishte patur fatin të shpëtonte nga plumbat e forcave serbe, vdiq sot nga një sëmundje, në moshën 45 vjeçare, në Suedi ku jetonte.















