Kurti kujton 25-vjetorin e padisë së Vuçiqit kundër Haqif e Haki Mulliqit: Informimi i drejtë në ato vite përbënte krim për të

Sot janë bërë 25 vjet prej kur presidenti serb, asokohe ministër për Informim, Aleksandër Vuçiq, kishte bërë padi kundër revistës “Kombi” dhe redaktorit përgjegjës, Haqif Mulliqi e botuesit, Haki Mulliqi. Për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se informimi i lirë dhe i drejtë në ato vite përbënte krim për Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Një autokraci si kjo e Aleksandar Vuçiq, nuk del dot nga nacional-shovinizmi i Millosheviqit dhe e kaluara e zymtë gjenocidale e Serbisë”.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për 25-vjetorin e padisë së Aleksandar Vuçiqit kundër revistës “Kombi” dhe redaktorit përgjegjës, Haqif Mulliqi e botuesit, Haki Mulliqi. Kjo padi ishte për “shkelje të ligjit mbi informimin publik” gjatë kohës kur ai ishte ministër për Informim në qeverinë e Millosheviqit.

Kurti ka thënë se ky ligj impononte të dëgjuarit e lëndës nga gjykata brenda 24 orësh, përfundim të lëndës brenda 24 orësh, e që, sipas tij, shpesh mbaronte edhe me konfiskim të pronës.

“29 dhjetor 1998, Aleksandar Vuçiq deklaron: “Shqiptarët do ta ndryshojnë politikën e tyre editoriale, por këtë nuk e dinë ende”. Padia e tij gjyqësore ndaj vëllezërve Haqif e Haki Mulliqi ishte zyrtarizim i kërcënimit të tij publik ndaj shqiptarëve. Ndalohej fjala e lirë dhe zëri i shqiptarëve për liri, represioni i ushtruar ndër vite e dekada kulmoi me gjenocidin dhe spastrimin etnik gjatë viteve 1998-99.  Informimi i lirë dhe i drejtë në ato vite përbente krim për ministrin e atëhershëm të informimit, Vuçiq. E vërteta e krimeve të Serbisë në Kosovë vazhdoi të mohohet edhe për dy dekada e gjysmë në vazhdim. Si president i Serbisë, Vuçiq më 5 dhjetor 2019 mohoi publikisht krimet e masakrat ndaj shqiptarëve, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si fabrikim”, ka shkruar Kurti.

Ai është shprehur se informimi i lirë dhe i drejtë në ato vite përbente krim për ministrin e atëhershëm të informimit, Vuçiq.

“E vërteta e krimeve të Serbisë në Kosovë vazhdoi të mohohet edhe për dy dekada e gjysmë në vazhdim. Si president i Serbisë, Vuçiq më 5 dhjetor 2019 mohoi publikisht krimet e masakrat ndaj shqiptarëve, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si fabrikim”.

Sipas kryeministrit, nuk është rastësore që Serbia, në raportin vjetor të organizatës për lirinë në botë, “Freedom House”, ka rënien më të madhe në Evropë. Ai është shprehur se Vuçiq vazhdon me kontrollin e ashpër ndaj medieve dhe ndalimin e çdo zëri të lirë në Serbi.

“Sllavko Quruvija u vra më 11 prill 1999, kurse të gjithë të akuzuarit për vrasjen e tij u liruan nga gjykatat serbe më 2 shkurt 2024. “Rast unik në botë është ky”, thoshte atëbotë Brajan Fillips, koordinator i shoqatës së juristëve për Evropën Qendrore dhe Lindore, kur fliste për rastin e nisur nga shteti kundër revistës së Sllavko Quruvija, të quajtur “Evropiani” më 1998”, ka shkruar kryeministri.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika