Kurti – Lajçakut: Në vitin e ardhshëm do të shkruaj një draft modern evropian për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në vitin 2024 do të krijojë një draft modern evropian, së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në vitin 2024 do të krijojë një draft modern evropian për Asociacionin, së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky reagim i Kurtit vjen pas deklaratës së të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, se draft-statuti është vetëm çështje e brendshme e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal)”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se Lajçaku dhe Brukseli duhet të merren shumë më tepër me presidentin e Serbisë, në vend të, siç tha ai, “na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike.”

“Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe: Lajçak jep detaje pse nuk po e obligon Serbinë që ta nënshkruajë draft-statutin për Asociacionin

Ndryshe, Kurti ka shkruar shtatë pika të ndryshme lidhur me prioritetet e vitit të ardhshëm dhe pika e parë thotë se “prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës është siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim”.

Në pikën e dytë ai ka pohuar se konluzionet e hetimeve për sulmin terrorist e kriminal të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të bëhen publike menjëherë, dhe se Millan Radojçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij paramilitar duhet t’u dorëzohen autoriteteve të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“3) Shpresoj që Bashkimi Evropian dhe ShBA-të do t’i vendosin sanksione Serbisë, e posaçërisht Presidentit të saj Aleksandar Vuçiq, për sjelljet dhe veprimet armiqësore e agresore ndaj Kosovës, për eskalimin në veri të vendit tonë dhe për heqje dorë nga Marrëveshja Bazike (nëpërmjet letrës së Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të 14 dhjetorit)”, vijon reagimi i Kurtit.

Pika e katërt thotë se Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese.

“4) Kërkesa ime është që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese të BE-së dhe ShBA-ve, dhe vendit tonë t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE e Partneriteti për Paqe me NATO. Pikërisht kështu partnerët tanë perëndimorë do t’i kërkonin fuqishëm Serbisë të zbatonte obligimin e njohjes de facto të Kosovës”.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika