Kurti lajmëron hapjen e konkursit të punës për inspektorë shëndetësorë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është hapur “Konkurs pune për inspektorë shëndetësorë”. Më tej, Kurti ka thënë se është duke punuar për rritjen e inspektorëve siç kishte premtuar. “Ashtu siç kemi premtuar numri i inspektorëve po rritet. Vetëm 12 inspektorë shëndetësorë ishin në Republikën e Kosovës. Shumë shpejt numri i tyre do […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është hapur “Konkurs pune për inspektorë shëndetësorë”.
Më tej, Kurti ka thënë se është duke punuar për rritjen e inspektorëve siç kishte premtuar.
“Ashtu siç kemi premtuar numri i inspektorëve po rritet. Vetëm 12 inspektorë shëndetësorë ishin në Republikën e Kosovës. Shumë shpejt numri i tyre do të rritet për 25 sosh”.
“Pra, po e bëjmë trefishimin e numrit të inspektorëve shëndetësor, duke e ngritur atë në 37. Kjo padyshim do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
Ai ka përfunduar duke thënë se “të gjithë ju të kualifikuar për këtë pozitë ju ftoj që të konkurroni” linku: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&type=2















