Kurti: Largimi i kryetarëve në veri bëhet vetëm përmes zgjedhjeve, jo me banda kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se largimi i kryetarëve në komunat veriore duhet të ndodhë vetëm përmes zgjedhjeve demokratike, dhe jo me dhunë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se largimi i kryetarëve në komunat veriore duhet të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo që ata të largohen me banda kriminale e fashiste, që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë.

Kurti ka potencuar se qeveria do të jetë garancion për zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe për ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të zgjedhur, nëse rezultati shpreh vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Përveç kësaj, ai ka theksuar përkushtimin e Qeverisë, për të siguruar që votimi në këto komuna të realizohet në mënyrë të qetë dhe transparente.

“Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë. Me zgjedhje hyhet në zyrë. Nuk hyhet në zyrë me bomba, granata dhe me armë të tjera që janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët. Për çështjen e zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në katër komunat veriore të vendit, më 21 prill, pra të dielën e kësaj jave prin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës është në shërbim të tyre.

Nga ana jonë është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat të cilat 50+1 për qind e qytetarëve do të votojnë për ta ndërprerë mandatin kryetarëve të komunave, ne do të jemi garancion që kjo do të zbatohet në plotni dhe me shpejtësi. Dhe me pas le t’i kemi zgjedhjet ku do t’i ndërrojmë këta kryetarë të komunave”, ka deklaruar ai, transmeton EO.

Votimi më 21 prill organizohet në bazë të Udhëzimit Administrativ që hartoi Qeveria e Kosovës, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit.

Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “Po” ose “Jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të Kosovës të shkarkohet.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00, por nuk dihet ende se ku do të hapen qendrat e votimit.

Zgjedhjet e fundit lokale, në prill të vitit 2023, u mbajtën në kontejnerë, për shkak se drejtorët e institucioneve arsimore nuk dhanë leje që qendrat e votimit të hapeshin në ambientet e tyre – gjë që ishte praktikë më herët.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika