Kurti lavdërohet për sukseset në shëndetësi

Opozita e kritikon Qeverinë për menaxhimin e sektorit të shëndetësisë, duke i listuar disa nga “dështimet” në këtë dikaster. Ata kritikojnë furnizimin me barna esenciale dhe ankesat e shumta të pacientëve, ndërsa theksojnë se ndërhyrjet e politikës në shëndetësi, janë bërë praktike. Por, kreu i ekzekutivit mendon ndryshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Është bërë shumë, duhet edhe më shumë. Jemi në rrugë të mbarë të transformimit të shëndetësisë”.

Kështu thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka renditur “të arriturat”, në fushën e shëndetësisë përgjatë tre vjetësh qeverisje.

Opozita e kritikon qeverinë për menaxhimin e sektorit të shëndetësisë, duke i listuar disa nga “dështimet” në këtë dikaster.

Ata kritikojnë furnizimin me barna esenciale dhe ankesat e shumta të pacientëve, ndërsa theksojnë se ndërhyrjet e politikës në shëndetësi janë bërë praktike.

Por, kreu i ekzekutivit mendon ndryshe.

“Niveli në të cilin e gjetëm fushën e shëndetësisë ishte tejet shqetësues. Me të filluar mandatin tonë, u përballëm me një sfidë sa të vështirë, aq edhe të panjohur, por edhe të pamundshme siç thoshin disa. I siguruam 2.2 milionë vaksina që nuk i gjetëm kur e morëm detyrën, me shpejtësi rekorde u vaksinua mbi 60% e popullatës së rritur dhe tejkaluam kështu pandeminë e Covid-19 edhe falë betejës vetëmohuese të stafit shëndetësor. Prej atëherë, kemi kaluar nga paradigma e menaxhimit të shëndetit publik në atë të përmirësimit dhe të avancimit të shëndetësisë. Ndamë 100 milionë euro më shumë për shëndetësi, 60 milionë euro për listën e re të barnave esenciale dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna për sëmundje të rralla. Pra, në 60 milionë nga 24 milionë sa ishte para ardhjes sonë në qeveri, e në listën e barnave esenciale u shtuan mbi 70 barna të reja për trajtimin e shumë sëmundjeve”, shkroi Kurti.

Ai thotë se e kanë pesëfishuar buxhetin për vaksina për parandalim dhe kanë siguruar vaksina të reja të rëndësishme siç është ajo e HPV që parandalon kancerin e qafës së mitrës.

“Paraprakisht kemi investuar në depo moderne të vaksinave dhe automjete për ruajtjen e zinxhirit të ftohtë. Me shtimin e inspektorëve shëndetësorë dhe farmaceutikë, për tri vjet i kemi trefishuar kapacitetet inspektuese. Pesë klinika janë në rinovim të tërësishëm: Klinika e Onkologjisë, ku po dyfishojmë numrin e shtretërve; Klinika e Gjinekologjisë, Klinika e Urologjisë, Klinika e Kardiokirurgjisë dhe Klinika Emergjente”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika