Kurti: Lavdi dëshmorëve të UÇK-së të rënë në luftimet e Çabratit dhe të gjithë të rënëve në Gjakovë

25 vjet më parë, njësitë policore të Serbisë i rrethuan në Çabrat të Gjakovës rreth 100 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Brigadës 137 “Gjakova”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, në 25-vjetorin e rrethimit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Çabrat, ka kujtuar dëshmorët e rënë.

“Në një ditë si kjo 25 vite më parë, njësite policore të Serbisë i rrethuan në Çabrat të Gjakovës rreth 100 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Brigadës 137 “Gjakova”. Mëngjesin e 7 majit 1999 nisën luftimet që vazhduan deri në mbrëmje e mandej edhe gjatë 8 dhe 9 majit. Në këto luftime ranë dëshmorë: Kushtrim Hoxha, Ali Hoxha, Tom Gjoka, Bujar Roka, Visar Juniku, Ahmet Gjikolli, Dashmir Krasniqi, Sefedin Xërxa, Yllka Domi, Hazyr Këpuska, Ilir Berisha, Agim Haxhiavdyli, Taulant Nura, Mentor Shtaloja që vdiq më 10 maj dhe Hamëz Zymberi që vdiq nga plagët më 15 maj,” ka shkruar Kurti.

Kurti ka shkruar se për humbjet e pësuara, serbët u hakmorën duke vrarë civilë te ura e Taliqit.

“Për humbjet e pësuara atë ditë, policët serbë u hakmorrën duke vrarë këta banorë civilë te ura e Taliqit dhe në lokacione të tjera: Ali Krypa, Ali Beqrama, Ibrahim Gojani, Ejup Huma, Faton Huma, Florent Sulejmani, Avni Shasivari, Shkëlzen Ajrani, Gani Ibrahimi, Demush Lataj, Hasan Smajli, Ramë Syla, Sokol Zenuni, Musa Binaku, Shaban Dodaj, Osman Tafa, Xhelal Sefa, Agim Efendija, Astrit Rexha, Kastriot Zherka, Lulzim Jaka, Halil Axhemi, Burim Bardhi, Fehmi Haxhidauti, Genc Këpuska, Elez Bakalli, Selim Lluhani, Tefik Lluhani, Esat Bicurri, Ferhat Bicurri, Nexhdet Bicurri, Sadri Binaku, Florim Berisha, Gëzim Berisha, Shani Luzha, Florim Luzha, Sami Luzha, Gëzim Luzha, Ylber Mejzini, Basri Nura dhe Halit Nura.”

“Të nesërmen më 8 maj 1999, nga policët serbë u vranë edhe Megzon Boshnjaku, Neki Pula, Halil Gashi, Kujtim Nuka dhe Faik Qava. Kurse më 10 maj, u vranë edhe Avni Spasi, Islam Koci, Idriz Mehmeti, Njazi Mehmeti, Agim Berisha, Albert Berisha, Fadil Berisha, Qazim Kajdomqaj, Muhamet Dyla, Isa Lokaj, Cenë Hajdari, Afrim Dana, Isuf Saraqini, Agim Saraqini, Arben Saraqini, Veli Saraqini, Skifer Sharani, Valon Sharani, Visar Sharani, Isuf Sharani, Mentor Sharani, Tahir Sharani, Arben Gexha, Osman Haxhiavdyli, Agron Haxhiavdyli, Afrim Haxhiavdyli, Driton Lluhani, Bekim Haxhibeqiri, Dukagjin Haxhibeqiri, Edmond Haxhibeqiri, Bashkim Domi, Bardhyl Çaushi, Ylber Hoxha, Labinot Dana, Luan Dana, Albert Dana, Kastriot Dana, Gëzim Dana, Agron Dana, Osman Dana, Genc Haraqija, Mehdi Haraqija, Genc Morina, Adriatik Morina, Skënder Morina. Të nesërmes më 11 maj 1999, u vranë po ashtu Shyhrete Dana dhe Ramadan Dana.”

Kurti thotë se disa nga kryesit e këtyre krimeve kanë qenë të njohur dhe janë identifikuar qysh në atë kohë nga banorët e Gjakovës, por deri sot nuk ka patur drejtësi për viktimat civile që u vranë ato ditë.

Krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovës nuk vjetrohen dhe as nuk harrohen, sipas kryeministrit, ato krime janë të dëshmuara dhe të provuara dhe do të adresohen para drejtësisë sikur edhe kryesit dhe urdhërdhënësit e tyre që do të gjurmohen deri në fund.

“Infrastruktura ligjore e institucionale si dhe prokurorët aktivë e gjyqësori efikas do të jenë rruga dhe mënyra në këtë obligim dhe synim tonin”, ka vijuar ai.

“Lavdi dëshmorëve të UÇK-së të rënë në luftimet e Çabratit dhe të gjithë të rënëve në Gjakovë gjatë atyre ditëve të majit 25 vite më parë!”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika