Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin Vokrri: Qeveria distancohet nga akuzat ndaj ambasadorit Orav
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ky vendim vjen pas deklarimeve publike të bëra nga z.Vokrri, në të cilat ai ka akuzuar diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për përfshirje në zhvillimet e tensionuara në veri […]
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.
Ky vendim vjen pas deklarimeve publike të bëra nga z.Vokrri, në të cilat ai ka akuzuar diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për përfshirje në zhvillimet e tensionuara në veri të Kosovës.
Në mënyrë të veçantë, Vokrri ka përmendur me emër ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, duke e akuzuar atë dhe të tjerë për veprime që, sipas tij, kanë nxitur trazira në atë pjesë të vendit.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar duke bërë të ditur se këto deklarata janë personale dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet zyrtare të ekzekutivit. Në komunikatën zyrtare thuhet se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe se vlerëson rolin e tyre në mbështetjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në vend.
Lirimi i z. Vokrri nga pozita e zëvendësministrit është pjesë e angazhimit të Qeverisë për të ruajtur qëndrueshmërinë institucionale dhe bashkëpunimin korrekt me komunitetin ndërkombëtar.















