Kurti: Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë e mundshme deri në fund të vitit

"Kosova dhe Serbia synojnë të përfundojnë një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve 'këtë vit'", kështu ka deklaruar kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për EURACTIV

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për EURACTIV, ka thënë se Kosova dhe Serbia synojnë ta përfundojnë një marrëveshje historike për normalizimin e raporteve “këtë vit”, teksa ka bërë të qartë se nuk do të ishte pa probleme, pavarësisht angazhimit të shtuar perëndimor.

“Ne kemi nevojë për normalizim të raporteve dhe kjo mund të arrihet me njohjen reciproke në qendër të kësaj marrëveshjeje. Serbia ka qenë e bindur se nuk do ta njihte zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, megjithëse mund të pajtohet për një njohje ‘de facto’”, ka thënë Kurti.

Këto deklarata të Kurtit vijnë pak para takimit në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku do të jetë prezent edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

I pyetur për perspektivën e përfundimit të një marrëveshjeje deri në fund të këtij viti, sipas afatit kohor që është përcaktuar në propozimin e BE-së, Kurti ka thënë “sigurisht që synimi është që kjo marrëveshje të arrihet këtë vit”.

“Ajo që ka mbetur për të negociuar nuk do të jetë aspak e lehtë – është një mekanizëm për zbatim, garanci ndërkombëtare dhe sekuencë kohore se çfarë, si dhe kur”, ka vijuar Kurti.

Ndryshe, sot, Kurti, do të udhëtojë në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku do të jetë prezent edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Siç dihet, marrëveshja është e gatshme dhe se nuk do të diskutohet fare për përmbajtjen e saj. Këtë e ka konfirmuar emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili ka bërë të ditur se do të diskutohet vetëm për planin e zbatimit.

Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që ta pranojnë planin evropian, në të kundërtën, sipas ndërkombëtarëve, do të ketë pasoja për të dyja vendet, kurse në rast pranimi, sipas tyre, do të ketë benefite për të dyja vendet.

Fillimisht, kryediplomati i BE-së, Josep Borell, do të ketë takime të ndara me të dy liderët, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për këtë proces, Miroslav Lajçak.

Më vonë do të zhvillohet takimi i përbashkët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë para takimit që do të mbahet në Bruksel, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me propozimin evropian.

Në këtë letër ata i kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti, sa i përket propozimit evropian.

Në letrën e përbashkët është kërkuar edhe zbatimi i obligimeve të marra nga palët në dialog, përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Marrëveshja në rast se pranohet, do të jetë ligjërisht e obligueshme për të dyja palët. Ajo se çfarë dihet është se plani evropian nuk e ka brenda njohjen reciproke dhe se nuk është marrëveshja finale që do ta përmbyllte dialogun.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika