Kurti: Mbështetja e Kosovës për Ukrainën dëshmon përpjekjen për të bashkëvepruar me partnerët ndërkombëtar
Në organizimin për Ditën e Ukrainës nga shtetet e QUINT-it, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se mbështetja për Ukrainën ka qenë përtej çdo kalkulimi politik. Kryeministri tha se mbeshtetja e Kosovës për Ukrainën dëshmon përpjekjen për të bashkëvepruar me partnerët ndërkombëtarë ndaj agresionit rus. “Mbështetja e Kosovës për Ukrainën në këtë kohë kur […]
Në organizimin për Ditën e Ukrainës nga shtetet e QUINT-it, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se mbështetja për Ukrainën ka qenë përtej çdo kalkulimi politik.
Kryeministri tha se mbeshtetja e Kosovës për Ukrainën dëshmon përpjekjen për të bashkëvepruar me partnerët ndërkombëtarë ndaj agresionit rus.
“Mbështetja e Kosovës për Ukrainën në këtë kohë kur ka nevojë dëshmon përpjekjen tonë për të bashkëvepruar me partnerët tanë ndërkombëtarë ndaj agresionit rus që nga viti 1817 u përfshi në 48 luftëra. Koha mesatare mes secilës luftë është 4.7 vjet. Rusia gjithmonë ka qenë gjithmonë antiperëndimore, në përgjithësi joevropiane dhe tani është bërë antievropiane. Mirëpo, mbështetja jonë për miqtë tanë ukrainas ka qenë përtej cdo kalkulimi politik. Për njerëzit tanë të cilët qëndrojnë përkrah qytetarëve ukrainas është çështje principesh dhe reflektim i luftës tonë për liri”, ka thënë Kurti.
Kryeministri përmendi edhe iniciativat përmes së cilave Kosova po ndihmon dhe përkrah Ukrainën si programi Gazetarët në Rezidencë (JiR) përmes së cilit janë strehuar në Kosovë 18 gazetarë ukrainas, heqja përkohësisht e vizave për shtetasit ukrainas, përafrimi me politikën e jashtme të BE-së përmes vendosjes dhe bashkimit me 13 pakot e sanksioneve kundër Rusisë, Bjellorusisë dhe aleatëve të tyre, trajnime për ushtarët ukrainas dhe bashkimi me Deklaratën e Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën.
“Mesazhi im, në emër të popullit të Kosovës, është: Mos e humbni kurrë shpresën. Pavarësisht se sa të vështira mund të duken shanset, pavarësisht se sa zgjat lufta, vazhdoni të palëkundur në përpjekjet tuaja. Dhe unë besoj fuqimisht se aleatët tuaj në Evropë dhe në mbarë botën do të mbajnë gjithmonë anën tuaj, derisa fitorja të jetë përfundimisht – dhe me vendosmëri – e juaja”, u shpreh kryeministri.















