Kurti: Mbështetja e qeverisë për FSK-në asnjëherë nuk ka qenë më e lartë

Kryeministri, Albin Kurti me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, takuan Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku Kurti theksoi se fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është prioritet kryesor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë takuar Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Kurti përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se kanë diskutuar për mbështetjen e qeverisë ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku shprehet se asnjëherë nuk ka qenë më e madhe.

“Në Ballkonin e Hapur flasim hapur: një mëngjes pune në kryeministri me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë,” ka shkruar Kurti.

Duke shtuar mëtej se prioritet i qeverisë është zhvillimi i ushtrisë, në shërbim të mbrojtjes.

“Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale,” shkruan Kurti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika