Kurti mbledh kabinetin qeveritar

Qeveria e Kosovës të mërkurën e 10 majit do të mbajë mbledhjen e radhës, e cila do të nisë në orën 10:00

Qeveria e Kosovës të mërkurën e 10 majit do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Mbledhja do të fillojë në orën 10:00.

Ndryshe, një ditë më parë, në Ditën e Evropës, 9 majin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman.

Në këtë takim, shefi i ekzekutivit me ministrin Radman ka diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Kreu i Qeverisë së Kosovës i ka thënë ministrit kroat se në takimin në Bruksel më 2 maj, kishte propozuar që çështja e pakicës kombëtare serbe të trajtohet sipas modelit kroat.

“Në takim u diskutua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për Marrëveshjen Bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Planin e Zbatimit të saj, sipas dakordimit në Bruksel dhe në Ohër. Kryeministri e njoftoi ministrin Radman se në takimin e fundit të nivelit të lartë, që u mbajt javën e kaluar, ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike, bazuar në modelin kroat të trajtimit të pakicave kombëtare serbe. Në lidhje me të, ai tha duke qenë vend anëtar i BE-së dhe i NATO-s, Kosova e sheh Kroacinë si tregim suksesi dhe model që duhet ndjekur për sa i takon të arriturave ekonomike dhe demokratike, por edhe për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, Kurti e falënderoi Radman për kontributin, ndihmën dhe mbështetjen e pareshtur të Kroacisë që nga koha e Federatës së ish- Jugosllavisë, pas luftës çlirimtare e deri te shpallja e pavarësisë.

“Kroacia ishte një nga shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, teksa muajin tjetër shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Radman me zhvillimet aktuale, punën e qeverisë dhe arritjet kryesore të viteve të fundit. Progres ky që po mbështetet edhe nga raportet kredible ndërkombëtare, të cilat vit pas viti po e nxjerrin Kosovën si lidere në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, sidomos në fushën e demokracisë, lirive dhe të drejtave, sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit”, thuhet tutje.

Ndërkaq, ministri Radman ka thënë se vendi i tij përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu kandidimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika