Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të premten duke filluar nga ora 16:00 do të mbahet mbledhja e radhës por që pikat e rendit të ditës nuk janë bërë të ditura

Qeveria e Kosoves





Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhje të premten e 28 tetorit duke filluar nga ora 16:00.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit duke mos dhënë detaje se çfarë do të diskutohet.

Kjo mbledhje po mbahet tri ditë para se të kalojë afati i vendosur nga Qeveria e Kosovës për kthimin e targave ilegale në RKS.

Ndërkaq të martën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka ndërruar mendje sa i përket zbatimit të marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit. Më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend se të jetë më datën 1 tetor është data 1 nëntor ose më mirë të them që në vend se të jetë më 30 shtator data e fundit është 31 tetori”, ka thënë Kurti.

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, përmes një lidhjeje telefonike ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën e krijuar për targat në vend, duke kërkuar nga ai shtyrjen e vendimit.

“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot, për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.

Edhe i pari i Diplomacisë Amerikane në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se është e rëndësishme të shmangen tensionet dhe të shtyhet zbatimi i marrëveshjes për targa. Po ashtu, Hovenier i ka dënuar sulmet ndaj personave të cilët i kanë ndërruar targat.

“E rëndësishme për të shmangur tensionet dhe për të shtyrë zbatimin e rregullave të reja të targave. Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar targat e tyre”, ka shkruar Hovenier.

Kjo kërkesë për shtyrjen e afatit ishte bërë edhe nga emsiari amerikan, Gabriel Escobar, i cili ditë më parë ka deklaruar se ende nuk e ka marrë një përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj kërkesës së tij.

Po ashtu, kërkesës për shtyrjen e afatit i janë bashkuar shtetet e QUINT-it.

Më 31 tetor përfundon afati i caktuar nga Qeveria e Kosovës për regjistrim të veturave që kanë targa ilegale, duke u bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që t’i heqin ato dhe t’i marrin ato legale RKS.

 





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika