Kurti: Mbrojtja e parasë publike, parim kyç
Gjatë sesionit të dytë të takimit me kryetarët dhe nënkryetarët e komunave të Kosovës, i pari i Qeverisë, Albin Kurti ka diskutuar për zhvillimin ekonomik dhe investimet. Kurti ka thënë se nga fillimi i mandatit, është punuar në ndërtimin e mekanizmave që ndikojnë në avansim të sistemit të buxhetimit e shpenzimit, deri tek kontrollat e […]
Gjatë sesionit të dytë të takimit me kryetarët dhe nënkryetarët e komunave të Kosovës, i pari i Qeverisë, Albin Kurti ka diskutuar për zhvillimin ekonomik dhe investimet.
Kurti ka thënë se nga fillimi i mandatit, është punuar në ndërtimin e mekanizmave që ndikojnë në avansim të sistemit të buxhetimit e shpenzimit, deri tek kontrollat e brendshme për të siguruar mirëmenaxhim dhe llogaridhënie.
Është punuar edhe në concept-dokumentin për menaxhim të financave publike ka bërë të ditur kryeministri, ku ky concept document, shënon hapin e parë në drejtim të avansimit të legjislacionit i cili ndërlidhet me forcimin e sistemit aktual të financave publike dhe adresimin e mangësive në arkitekturën aktuale administrative.
Kryeministri ka theksuar se ndërlidhja e sistemeve të ndryshme elektronike ka filluar, duke e realizuar edhe agjendën dixhitale, për të siguruar disponueshmërinë e mjeteve buxhetore për realizimin e projekteve të ndryshme dhe lehtësimin e barrës administrative për disa nga zyrtarët.
Sa i përket mbështetjes së nivelit komunal, Kurti ka theksuar se kanë punuar edhe për këtë në mënyrë që të rritet më shumë mirëqenia e qytetarëve.
“Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje prej 32%. Pra, kemi rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet të ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal. E në këtë Komision miratuam edhe politika të reja si angazhimi i 59 konsulentëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 500, shtimin e 30 profesionistëve të TI-së, rritjen e numrit të personelit shëndetësor në shëndetësinë primare prej 299 profesionistëve, dhe mundësimin e realizimit të vizitave për gra shtatzëna e fëmijë dhe persona në kujdesin paliativ,” është shprehur kryeministri.
Ndërkaq, nisma Karta është nënshkruar me shumë komuna për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme, ku synim sipas Kurtit është që të përmirësohet performance ekonomike.
Projektligji për Borxhin Publik dhe Garancitë Shtetërore, i cili parasheh mekanizma për huamarrje nga niveli komunal me qëllim të ofrimit të mundësive shtesë nga Qeveria për komunat për të realizuar projektet e tyre kapitale është dorëzuae në Kuvendin e Republikës, ka bërë të ditur Kurti.
Ndër të tjera me programin qeverisës, kryeministri është shprehur se kanë për vision krijimin e qeverisjes lokale të qëndrueshme, të hapur si dhe me mundësi për të gjithë, prandaj ai e ka konfirmuar që është i përkushtuar që të japë mbështetje për të gjitha komunat.















