Kurti: Më 14 shkurt të vitit 2021, ndodhi përmbysja më e madhe politike e demokratike në Kosovë
Në trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e përgjithshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 14 shkurtit 2021 ishte evolucion elektoral. Në hyrje të mbledhjes së Qeverisë, kreu i ekzekutivit pati vetëm lëvdata për punën e qeverisjes në këto tre vjet. Kurti tha se nuk është vetëm fitore elektorale, por sipas […]
Në trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e përgjithshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 14 shkurtit 2021 ishte evolucion elektoral.
Në hyrje të mbledhjes së Qeverisë, kreu i ekzekutivit pati vetëm lëvdata për punën e qeverisjes në këto tre vjet.
Kurti tha se nuk është vetëm fitore elektorale, por sipas tij, “është momenti i përmbysjes më të madhe në Kosovë”.
“Sot është 14 shkurti, dita që shënon trevjetorin e fitores tonë historike. Trevjetorin e ndryshimit të madh demokratik, politik e shoqëror. Është evolucion elektoral, ku fitoi drejtësia mbi diskriminimin dhe interesi publik mbi atë personal e privat. Kemi qeverisur me duar të pastra, duke mbrojtur vendin, ligjshmërinë dhe paqen. Guximi dhe vendosmëria përballë sfidave të mëdha që erdhën e kaluan”, ka thënë Kurti.
Kryeministri ka theksuar se po përpiqen t’i ndalin reformat në ekonomike dhe drejtësi, por “reformat po bëhen dhe do të bëhen”.
“Zhvillimi ekonomik po ndodh dhe do të vazhdojë. Ngritëm të hyrat tatimore, ngritëm eksportin. Ekonomia ka shënuar rritje me mesatare vjetore 6.2% të PBB-së. Janë dyfishuar investimet e huaja. Pasi ndalëm gjakderdhjen financiare, e kemi shpërndarë te qytetarët rritjen ekonomike përmes pakove të ndryshme. Krijuam platforma dhe mbështetëm të rinjtë siç kishim premtuar, luftuam krimin e korrupsionin, shkatërruam bandat, ashtu siç kishim premtuar. Kemi dhënë më shumë se krejt qeveritë e kaluar për FSK-në. Shtetit ia kthyem terminalet doganore e ndërmarrjet publike i kthyem në ndërmarrje fitimprurëse”, ka deklaruar ai, duke renditur suksese edhe në arsim, bujqësi, shëndetësi e në punë të jashtme.
Sa i përket liberalizimit të vizave, Kurti tha ndonëse nuk e kanë premtuar, megjithatë e njëjta u realizua gjatë qeverisjes së tij.















