Kurti me ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për rregulloren e BQK-së: Euro – valuta e vetme për pagesë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, është takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, me të cilët kanë diskutuar rreth rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që do të hyjë në fuqi më 1 shkurt

Pamje nga takimi, foto Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, është takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, me të cilët kanë diskutuar rreth rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

Përmes një komunikate për media, është thënë se kreu i ekzekutivit ka theksuar “rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë” dhe “ligjshmërisë në vend nga të gjithë”.

“Në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore”, thuhet në komunikatë.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të takimeve të rregullta me ambasadorët, në qëllim të informimit, diskutimit dhe koordinimit mbi temat të ndryshme aktuale.

BQK: Pagesat në Kosovë do të kryhen vetëm me euro

Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është Euro.

Vlerësohet i duhur vendimi i BQK-së për përdorimin e euros si valutë e vetme në Kosovë

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që euroja të jetë valuta e vetme në Kosovë ka nxitur reagimet e ndërkombëtarëve. ShBA-ja, Britania e Gjermania i kanë bërë thirrje Qeverisë ta shqyrtojë vendimin që “përjashton” dinarin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika