Kurti me ambasadorin Guerot flet për takimin e radhës në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar edhe për takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që pritet të zhvillohet nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe ambasadori Guerot kanë diskutuar për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, për pritjet dhe rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

“Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndërkaq, ambasadori Guerot e ka uruar kryeministrin Kurti për kandidaturën e suksesshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Po ashtu, ambasadori Guerot i ka ofruar ndihmën dhe përvojën e Francës nga organizimi i këtyre lojërave në vitin 1993.

Siç thuhet nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka mirëpritur gatishmërinë e Francës për mbështetje dhe ka thënë se Kosova synon të mësojë nga Franca dhe të bashkëpunojë për organizim sa më të mirë.

Takimi i 14 shtatorit do të jetë i teti mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Në shtatë takimet e kaluara, ata nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje, përfshirë edhe atë për normalizim në shkurt, e cila është arritur vetëm gojarisht.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika