Kurti me Erdoganin: Biseduam për sigurinë në rajon, mbrojtjen dhe ekonominë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai në Stambolli është me ftesë të Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Më tej ai ka thënë se Stambolli është kryeqytete historik i dy ish-perandorive, që për Kurtin është kryqëzim civilizimesh. “Në Stamboll ka nisur një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar, e në Stamboll […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai në Stambolli është me ftesë të Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.
Më tej ai ka thënë se Stambolli është kryeqytete historik i dy ish-perandorive, që për Kurtin është kryqëzim civilizimesh.

“Në Stamboll ka nisur një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar, e në Stamboll sot së bashku me presidentin Erdogan biseduam për raportet miqësore që i kemi edhe për mënyrat se si mund t’i thellojmë e t’i forcojmë raportet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë me vullnetin e dy anshëm që e kemi”, ka sqaruar ai.
Më tej, Kurti ka thanë se kanë diskutuar së bashku me të parin e Turqisë , për zhvillimin ekonomik, edhe për sigurinë e mbrojtjen.
“Diskutuam dhe për zhvillimet në rajon edhe me gjerë, jemi gjithmonë mirënjohës për rolin e Turqisë gjatë intervenimit të NATO-së në Kosovë në vitin 1999, për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës e që solli çlirimin dhe paqen në vend”, ka theksuar Kurti.

Më tej ai ka shprehur mirënjohje për rolin e shtetit turk që ka dhënë kontribut në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.















