Kurti me mërgimtarët në Stamboll: Janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

"Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij".

Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Turqi, është takuar edhe me mërgatën shqiptare atje.

Gjatë dy ditëve në Stamboll, Kurti ka thënë se është takuar me afaristë shqiptarë me prejardhje shqiptare, nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi. Ai gjithashtu është takuar me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu.

“Çdo vizitë e jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme. Gjatë dy ditëve në Stamboll, takuam afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi dhe bashkëbiseduam e u shoqëruam me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se mërgata shqiptare atje është përfaqësimi i shtetit dhe popullit të Kosovës në Turqi.

“Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij. Ju faleminderit shumë për bisedat e këndshme dhe për mikpritjen që do ta mbajmë mend përherë”, ka shtuar Kurti.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika