Kurti me një përmbledhje për “ekskursionin” e tij në Estoni

Nëpërmjet një postimi në Facebook kryeministri Kurti ka përmbledhur "ekskursionin" e tij në Estoni. Kurti tregoi për takimet dhe diskutimet me palës kosovare dhe dhe asaj estoneze

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me palën kosovare në takim me atë estoneze gjatë qëndrimit të tij në Estoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmbledhur vizitën e tij dyditore apo “ekskursionin” e tij në shtetin e Estonisë.

Kurti atje është takuar me homologen e tij në këtë shtet dhe përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror

Takimi i parë i tij ishte me kryeministren e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.

Kurti në takim me të shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i jep Kosovës.

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i jep Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.  Kryeministrja Kallas ofroi mbështetjen e plotë për Kosovën në rrugën tonë euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti.

Pastaj, Kurti drekoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu, ku edhe këtë falenderoi për mbeshtetjen e Estonisë ndaj Kosovës.

“Në drekën me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu, theksuam ngjashmëritë e përvojave historike dhe situatave gjeostrategjike të Kosovës dhe Estonisë. Falënderova ministrin Reinsalu për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës në politikën e jashtme”, ka shkruar Kurti.

Më tej shkruan Kurti se në “Akademinë Estoneze për Qeverisje Elektronike (eGA) takova Drejtorin Ekzekutiv, Hannes Astok, e në e-Estonia Briefing Centre, u prita nga Menaxherja e përgjithshme, Ave Lauringson. Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Akademinë Estoneze të E-Qeverisjes (eGA). Si rezultat, ekspertë nga Estonia po ndihmojnë Kosovën në hartimin e strategjisë së re për E-Qeverisje, që do të shërbejë si udhërrëfyes për transformimin digjital”.

Kurti tha se fushat e bashkëpunimit që forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ishin tema e takimeve të ndara në Parlamentin e Republikës së Estonisë, Riigikogu, me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Estonisë, Jüri Ratas dhe Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Andres Sutt.

Ai tha se pjesë qendrore e diskutimeve ishte qeverisja digjitale dhe qëndrimet e dy qeverive mbi zhvillimet në takimet e qeverisë kosovare dhe ajo estoneze.

“Avancimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks te qeverisja digjitale dhe qëndrimet e dy qeverive mbi zhvillimet dhe sigurinë në kontinentin e Evropës, ishin pjesë qendrore e diskutimeve në takimet që patëm bashkë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadoren jo rezidente të Kosovës në Estoni, Shkëndije Geci-Sherifi dhe këshilltarin tim, Lulëzon Jagxhiu”, ka përfuanduar Kurti.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika