Kurti me rastin e Ditës së Diasporës i njofton mërgimtarët me “progresin demokratik e ekonomik të Kosovës”

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti teksa u uroi mirëseardhje mërgimtarëve, u tregoi atyre mbi "progresin e dukshëm demokratik e ekonomik të Kosovës të evidentuar nga të gjitha raportet ndërkombëtare kredibile, duke përmendur kështu rritjen mesatare ekonomike, rritjen e të hyrave tatimore, eksportet e investimet e huaja direkte"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e 1 gushtit për nder të Ditës së Diasporës ka organizuar pritje të veçantë për mërgimtarët në ambientet e “Ballkonit të Hapur të Qeverisë”.

Duke iu uruar mirëseardhje, shefi i ekzekutivit ka njoftuar mërgimtarët e pranishëm mbi “progresin e dukshëm demokratik e ekonomik të Kosovës të evidentuar nga të gjitha raportet ndërkombëtare kredibile, duke përmendur kështu rritjen mesatare ekonomike, rritjen e të hyrave tatimore, eksportet e investimet e huaja direkte”.

Njëkohësisht, rritjen e vendeve të punës, miratimin e ligjit për pagën minimale, e së fundmi edhe ligjin për njohjen e kontributeve të punëtoreve të viteve ’90-ta, kryeministri para mërgimtarëve i cilësoi hapa të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës.

Paralelisht me këto progrese, kryeministri Kurti veçoi se edhe mërgata e Kosovës ka evoluuar dukshëm vit pas viti duke e zgjeruar përfaqësimin kombëtar.

“Atë sot e gjejmë në format më të suksesshme në art, në kulturë, në sport, financa, e tash së fundmi edhe përfaqësim politik në shtetet e tyre, nga niveli komunal e deri te ai qendror. Disa prej tyre janë këtu në mesin tonë sonte”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai i prezantoi mërgimtarët edhe me programin për diplomaci publike “Citizen Diplomacy Fellowship”, që ka për qëllim ndërlidhjen me vendin e origjinës përmes angazhimit profesional, si dhe lansimin e platformës “Shijo Kosovën”, përmes së cilës mërgatës, sidomos gjeneratave të reja, u mundësohet njohja e vendit me anë të aktiviteteve kulturore, sportive e natyrore.

“Gjithashtu, me anë të lehtësimit të procesit së votimit për mërgatën rritet edhe më shumë pjesëmarrja e tyre aktive, derisa në kuadër të investimeve, kryeministri tha se po themelojmë Fondin Sovran përmes së cilit bashkatdhetarët tanë dëshirojmë t’i bëjmë aksionarë në ekonominë tonë. Pas gjithë kësaj mbrëmje të frytshme e argëtuese, kryeministri Kurti i lumtur për takimin, falënderoi përzemërsisht gjithë bashkatdhetarët”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në këtë pritje, ku të ftuar ishin pjesëtarë e figura të ndryshme nga mërgata, artistë, veprimtarë, përfaqësues të shoqatave që veprojnë në mërgatë e përfaqësues të rinj politikë atje, bashkë me kryeministrin ishin të pranishëm edhe ministra e ministre të kabinetit qeveritar dhe zëvendësministra.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika