Kurti: Me rinovimet në Klinikën Emergjente, mjekët s’do të përballen më me vështirësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Afër 800 mijë euro është kostoja e rinovimeve të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, investim i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Nën praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, u përuruan këto hapësira.

Kryeministri Albin Kurti tha se hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një rinovimi të tërësishëm.

Sipas kryeministrit, këto hapësira do të jenë më lehtë të qasshme për stafin dhe qytetarët që marrin shërbime.

Kurti shtoi se “kushtet e punës janë në anën e mjekëve”, të cilët më herët përveç pacientëve, janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha.

“Rreth 800 mijë euro janë investuar në klinikën emergjente. Një punë që është dashur të kryhet për pesë muaj, operatori ekonomik e ka kryer për tre muaj. Rritje të numrit të shtretërve nga 20 deri në 25. Më herët, përveç pacientëve, mjekët janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha. Tani kushtet e punës i kanë në anën e tyre. Në sallën e operimit, tani ekzistojnë edhe kamerat, që domethënë operimi mund të përcillet edhe nga jashtë në kohë reale”.

“Rreth 800 mijë euro është investimi për këtë rinovim. Punëkryesi është vendor, me pronarë, inxhinierë, punëtorë të Kosovës”, tha Kurti.

Bazuar në të dhënat në prokurimin publik, vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro.

 

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika