Kurti merr pjesë në hapjen e bibliotekës së Adem Demaçit, në kuadër të Javës së Bibliotekës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kësaj të hënëje ka marrë pjesë në hapjen e bibliotekës së Adem Demaçit, në kuadër të Javës së Bibliotekës

Kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kësaj të hënëje ka marrë pjesë në hapjen e bibliotekës së Adem Demaçit, në kuadër të Javës së Bibliotekës.

“Por, në këtë ditë të veçantë, Adem Demaçi është emri i prozatorit të dashurisë kuantike, pra emri i shkrimtarit. Qenia e kësaj biblioteke, na flet me fjalët e Adem Demaçit: “Imagjinata është imja, realiteti është i juaji.” E me këtë, baca Adem ose biblioteka e tij, na thotë se imagjinata ka shumë forma autonome dhe të mundshme, ndërsa realiteti është kombinimi i tyre kompleks në aktualitet”, ka thënë Kurti.

“Si të doni, sa të doni bëni realitet! Realiteti është në vullnetin tuaj. Kjo është deviza që na propozon biblioteka”, shtoi më tej ai, duke theksuar se gjithçka ka qenë realitet këtu.

Sipas kryeministrit, kjo bibliotekë do të ketë edhe librat e Demaçit.

“Kështu që, sipas kryeministrit, çdo i ri mund të gjejë në të një udhë, mund të kryejë një udhëtim dhe të takojë një mendimtar e shkrimtar, personazhe dhe ngjarje për ta kuptuar shumë më thellë të tashmen e vet, të qytetit dhe njerëzimit, por dhe të tashmen e dikurshme të intelektualit dhe militantit që rrezikonte veten si askush tjetër për të gjithë neve”, thuhet tutje në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika