Të dielën e 29 janarit kanë vazhduar punimet në ditën e dytë të punëtorisë së Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj partie njëherësh kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se vizioni qeverisës, qyteti për publiken, qytetari në qendër e urbanizmi progresiv ishin temat kyçe.

“Gjatë ditës së sotme, përveç Kryetarit të Qendrës, Arben Vitia, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dhe Sekretari Organizativ, Alim Rama. Vizioni qeverisës; Qyteti për publiken; Qytetari në qendër; Urbanizmi progresiv; – ishin tema ku u fokusuan diskutimet tona dyditore. Viti që shkoi i dha Prishtinës një opozitë të re. Formë e re e opozitës”, thuhet në njoftim.

Partia në pushtet ka thënë se krahas kësaj , vitin 2023 do të shtohen aktivitetet e tyre.

“Krahas kësaj, në këtë vit do t’i shtojmë aktivitetet tona sepse nevojat po shtohen. Me zgjedhjet e reja në Organizatën tonë ne kemi krijuar struktura të reja të cilat do të jenë afër qytetarëve”, vijon njoftimi.