Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në samitin e Tiranës

Kryeministri Albin Kurti do të jetë pjesë e Samitit në Tiranë vetëm virtualisht përmes një video-adresimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024.

Në samitin rajonal mbi Planin e Rritjes, i cili do të mbahet në Tiranë, nuk do të marrë pjesë fizikisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi. Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka treguar arsyet përse Kurti nuk do të jetë pjesë e këtij samiti fizikisht.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë, kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu.

Të enjten në Tiranë mbahet samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar dhe do të ofrojë mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

Në samit do të jetë i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika