Kurti: Miratuam projektligjin që mbron qytetarët nga abuzimi me çmime të barnave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me miratimin e Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, duke thënë se "na mundëson të përballojmë sëmundjet me barna të përballueshme"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka theksuar se një gjë të tillë e mundëson Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, i cili u miratua këtë të mërkurë në Qeveri.

Kurti është shprehur se barnat duhet të jenë të qasshme për qytetarët dhe jo të shtrenjta.

“Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin”, ka thënë ai.

May be an image of 1 person and text

Projektligji në fjalë, sipas kryeministrit mundëson të vendosen çmime tavan për barnat në mënyrë që të mos abuzohet me to.

“Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që e miratuam sot në qeveri, na mundëson të përballojmë sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosim çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet. Që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe t’i mbrojmë ata nga abuzimi me çmime”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika