Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur shefin e ri të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Kryeministri Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka vullnetin që të bashkëpunojë me EULX-in për ta forcuar sundimin e ligjit në Kosovë.

“Sot mirëprita kreun e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano”,ka shkruar Kurti në Twitter.

“Ritheksova vullnetin e qeverisë sonë për të bashkëpunuar ngushtë me misionin për forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe për të kontribuar në zhvillimin e ardhshëm të Kosovës”, ka përfunduar ai.

Today I welcomed the new head of @EULEXKosovo, Giovanni Pietro Barbano. I restated the willingness of our government to cooperate closely with the mission to strengthen the rule of law, democracy and human rights, as well as contribute to Kosova’s future development. pic.twitter.com/bl2P9jLrlS

— Albin Kurti (@albinkurti) July 7, 2023