Kurti: Mundësi për të treguar talentin e inovacionin edhe ndërkombëtarisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen solemne të Kampionatit Shtetëror të Esports

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kampionatit Shtetëror të Esports

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen solemne të Kampionatit Shtetëror të Esports.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti është shprehur që Federata për herë të parë ka mbështetje financiare serioze nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Me ligjin e ri për sportin, i cili është në procedura parlamentare dhe ka kaluar në lexim të parë tashmë, kemi krijuar bazën ligjore që mundëson zhvillimin e esports në Kosovë. Jemi ndër shtetet e pakta në rajon dhe në tërë Evropën, që po ndërtojmë politika shtetërore të cilat mundësojnë zhvillimin e lojërave elektronike”, është shprehur Kurti.

Ai tutje ka thënë se për Kosovën, kjo është mundësi për të treguar talentin dhe inovacionin edhe në arenën ndërkombëtare.

“Për Kosovën, kjo është mundësi për të treguar talentin dhe inovacionin edhe në arenën ndërkombëtare. Bashkimi i këtyre dy sektorëve sjell potencial më të madh për zhvillim, edhe që duhet të promovohet me kujdes të shtuar nga të gjithë ne në të ardhmen”, është shprehur kryeministri.

Më tej, kryeministri Kurti shtoi se “Organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare në Kosovë, është një prej politikave të cilën Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka prioritizuar. Andaj, synojmë që së bashku me Federatën dhe komunitetin e lojërave elektronike të sjellim në Kosovë gara dhe turnire të Esports, që mbahen tek ne, sa më shpesh, sa më shumë, ashtu që Kosova të bëhet epiqendra e këtij organizimi përveçse në rajon, edhe më gjerë në Evropë e në botë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika