Kurti: Ndërkombëtarët duhet të kërkojnë llogari nga Serbia për privimin e komunave veriore nga zhvillimi

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë Qeverinë e Serbisë përgjegjëse që i ka privuar katër komunat veriore nga zhvillimi i duhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se 10 komunat e Kosovës me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62 për qind më shumë buxhet për kokë banori, si dhe 89 për qind më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori, sesa 28 komunat e tjera, prej të cilave 27 janë me shumicë shqiptare.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i ekzekutivit ka thënë se kjo tregohet me të dhënat e Departamentit të Buxhetit të Ministrisë së Financave të Kosovës, në 14 vjetët e fundit.

“Për sa i përket shfrytëzimit të buxhetit, 6 komunat me shumicë serbe në jug të Kosovës, të cilat janë të integruara relativisht mirë, kanë performuar vazhdimisht më mirë sesa 4 komunat në veri. Politikanë dhe udhëheqës komunalë serbë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe të aftë për të planifikuar, siguruar dhe zbatuar më shumë për sa i përket arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës së transportit për qytetarët e vet sesa 4 komunat në veri”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë Qeverinë e Serbisë përgjegjëse që i ka privuar 4 komunat veriore nga zhvillimi i duhur.

“Detyrimi me forcë i qytetarëve lokalë nga ana e saj, përmes një grusht kriminelësh të udhëhequr nga para, lëndë narkotike dhe trafikues armësh, duhet të dënohet publikisht”, ka vijuar Kurti.

Shija e redaktorit

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Maqedonia mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të hënën ka pritur në takim...

Të fundit nga rubrika