Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.

Kurti ka vendosur lule në përkujtim të rënies heroike të dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e ashpër me forcat serbe.

Ai ka thënë se lufta për liri duhet bartur brez pas brezi dhe institucionalizuar në muze në mënyrë që të mësohet historia e dëshmorëve.

Në bashkëbisedim me familjarët e dëshmorëve, kryeministri Kurti ka vlerësuar kontributin e këtyre dy familjeve patriotike dhe i falënderoi për qëndresën e tyre.

Kryeministri Albin Kurti duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Komunës së Skenderajt.