Kurti: Ndihemi të sigurt, e kemi NATO-n dhe SHBA-në brenda

Kryeministri Albin Kurti, teksa ka kërkuar një përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO, gjë që për të do të zvogëlonte kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte paqen e sigurinë në Evropë, ka thënë se Kosova ndihet e sigurt me NATO-n e SHBA-në brenda saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Megjithëse NATO është e pranishme në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë një bazë të madhe ushtarake në vendin tonë, gjë që na bën të ndihemi të sigurt, një përshpejtim i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të zvogëlonte kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte paqen e sigurinë në Evropë”.

Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë qëndrimit në Chicago, të shtetit Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Katedrës së Albanologjisë “Hidai Eddie Bregu”, ka vizituar Universitetin DePaul, ku mbajti edhe një ligjëratë të hapur, njofton zyra e kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ndonëse për të parin e qeverisë Kosova është historia e suksesit demokratik të rajonit, sipas tij, për këtë arsye duhet të mbështetet që të bëhet anëtare e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale pa ndonjë vonesë të mëtejshme.

“Mos bëni gabim, zhbërja e progresit tonë në Kosovë do të ishte fitorja e vetme më e madhe që Vladimir Putin do të dëshironte. Kjo është arsyeja e fiksimit të paarsyeshëm të tij ndaj vendit tonë”, ka shttuar ai.

23 vjet pas intervenimit të NATO-s, kryeministri tha se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti, po ashtu, ka folur edhe për përpjekjen e Kremlinit për të përdorur argumentin e Kosovës si precedent për agresionin në Ukrainën, të cilët e kanë quajtur asgjë më shumë se “gënjeshtër”.

Për të, krahasimi me Kosovën është shumë i largët për të pasur ndonjë vlerë kritike.

“Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe mendjes së shëndoshë”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sipas kreut të qeverisë, kjo tregon “një shpërfillje të plotë për të drejtën ndërkombëtare dhe për përgjegjësinë për të mbrojtur normat jetike ndërkombëtare që synojnë të sigurojnë që komuniteti ndërkombëtar nuk do të dështojë më kurrë në ndalimin e krimeve të gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”.

Në përmbyllje të ligjëratës, kryeministri Kurti ka potencuar se SHBA-të janë partneri dhe miku më i ngushtë i Kosovës dhe se lidhja midis këtyre dy vendeve është e fuqishme.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika