Kurti në 21-vjetorin e Asociacionit të Komunave: Po punojmë për rritjen e mbështetjes për komunat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, morën pjesë në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku ka deklaruar se janë duke punuar në mbështetjen e komunave

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në një paralelizëm të njëjtë me reformat e përgjithshme, janë duke punuar në mbështetjen e komunave dhe shtimit të shërbimeve publike si dhe rritjes së cilësisë së tyre.

Këtë deklaratë, Kurti e ka bërë të premten, i cili bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, morën pjesë në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi

“Përgjatë këtyre viteve kemi rritur fondin e dedikuar për performancë të komunave si dhe kemi fuqizuar kapacitetet administrative për menaxhimin e saj. Vetëm këtë vit kemi ndarë 7.8 milionë euro bashkëfinancim me donatorë për skemën e këtij granti, ku janë shpërblyer 14 komuna për punën më të mirë dhe janë financuar 25 projekte të tyre”, ka thënë Kurti.

Ai shton se është miratuar Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 me një rritje prej 32%.

“Si rritje rekord të të hyrave buxhetore, Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje prej 32%. Pra, kemi ndarë rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet për nivelin komunal”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi

Sipas kryeministrit, për përparimin më të shpejtë e me cilësi më të madhe të komunave kanë rëndësi secila kategori shoqërore, por ai veçoi mërgatën, gratë dhe rininë. Këto janë tri kategoritë kryesore shoqërore që i bëjnë reformat e thella aq shumë të domosdoshme në vendin tonë, shtoi ai.

Kryeministri Kurti u tha kryetarëve të komunave se si Qeveri do të dëgjojnë me vëmendje nevojat, kërkesat, por edhe idetë e tyre.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi

“Komuna është e përbashkët, andaj siç jemi bashkë në këtë 21-vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, le të jemi për çdo ditë në shumë e shumë vite në vijim”, përfundon kryeministri.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika