Kurti në 80 vjetorin e Konferencës së Bujanit bashkë me profesorin Feriz Krasniqi vizitojnë Minir Dushi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë të dielës së 17 dhjetorit është takuar me dy akademikët e vlerësuar, profesorin Minir Dushi dhe Feriz Krasniqi duke theksuar se mes tyre ka gjithmonë kujtime, përvoja dhe këshilla që duhen bartur ndër breza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë të dielës së 17 dhjetorit është takuar me dy akademikët e vlerësuar, profesorin Minir Dushi dhe Feriz Krasniqi duke theksuar se mes tyre ka gjithmonë kujtime, përvoja dhe këshilla që duhen bartur ndër breza.

Këtë vizitë e ka ndarë Kurti në rrjetin social “Facebook”.

“Këtë fundvit bëhen 80 vite nga Konferenca e Bujanit, andaj mesditën e sotme i shkuam në vizitë Profesor Minir Dushit, një nga të paktët ende të gjallë që ka qenë aktiv me armë në dorë në ato vite të Luftës së Dytë Botërore. Në shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku ne shkuam bashkë me Profesor Feriz Krasniqin, mikun e tij të pandashëm, Profesor Miniri na priti bashkë me familjen e tij duke na befasuar me kujtesën dhe bisedat, ndonëse në moshën 94 vjeçare. Ai i kujtoi vitet e adoleshencës së tij dhe rolin e kushëririt të vet Hajdar Dushit në përpjekjet e asaj kohe, që Kosovës t’i njihej e drejta për vetëvendosje”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka njoftuar se profesori Miniri ia ka dhuruar një çelës prej filigrani si urim për mbarësi dhe librin e tij “Trepça”, për kombinatin metalurgjik ku Profesor Miniri kishte punuar gjatë edhe si drejtor i Institutit për zhvillimin tekniko-teknologjik të Trepçës.

“Sipas profilit të secilit, Profesor Miniri ia dhuroi Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, librin e tij: “Universiteti i Kosovës (1981 – 1983)”, monografi për Universitetin e Prishtinës në kohën sa ishte rektor i tij. Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, ia dhuroi librin “Veprimtaria shkencore në ‘Trepçë’ (1950 – 1989)”, për hulumtimet e botimet shkencore në “Trepçë”. Kurse historianit Durim Abdullahu ia dhuroi librin “Shtigjeve të jetës sime” me kujtime dhe përjetime si një autobiografi”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika