Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka kërkuar që të plotësohen tri kushtet e vëna nga ai, për të mundësuar zhvillimin e një takimi bilaterial në Bruksel.

Kurti ka theksuar se këto kushte përfshijnë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, dorëzimin e kryekriminelit Millan Radojçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë me 14 shtator, një ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëçka prej atëherë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Siç e tha edhe vetë Borrell unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijnë nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letrës së Bërnabiq, sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB- së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë është dorëzimi i Radojqitit autoriteteve të Kosovës”, ka deklaruar Kurti pas takimeve në Bruskel.

Ai ka deklaruar se dorëzimi i kryekriminelit Radojçiq dhe bandës së tij tek autoritetet kosovare nuk mund ta ringjallë rreshterin e vrarë Afrim Bunjaku, por Serbia mund ta dorëzojë Radojçiqin.