Kurti në Çabrat të Gjakovës: Sakrifica e burrave dhe e grave gjendet në themelet e lirisë dhe të pavarësisë

Kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë kanë bërë homazhe në varrezat e Çabratit, për të nderuar të rënët gjatë luftës. Kurti ka theksuar se sakrifica e tyre është në themelet e lirisë së Kosovës dhe ka dënuar gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra, deputetë, zëvendësministra, asamblistë, aktivistë e bashkëqytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit në Gjakovë, me rastin e ditëve përkujtimore të Epopesë së Çabratit.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij para familjarëve të pranishëm, ka thënë se sakrifica e këtyre burrave dhe grave të Gjakovës, gjendet në themelet e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.

“Vrasjet në numër të madh të burrave, grave, pleqve e fëmijëve, trupat e të cilëve gjenden këtu e në vende tjera, tregojnë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe tentativë për shfarosjen e popullit shqiptar, projekt ky i cili ka dështuar si rezultat i luftës sonë të shenjtë çlirimtare”, ka thënë kryeministri Kurti.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se sot 25 vjet më vonë, shteti i Kosovës është në mënyrë të padiskutueshme më i fortë, me ushtrinë e policinë e Kosovës të cilët “nuk do të lejojnë që kurrë të përsëritet diçka e ngjashme, pavarësisht se fqinji ynë verior vazhdon sulmet ndaj shtetit të pavarur të Kosovës”.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika