Kurti: Në dhjetor do të dorëzojmë aplikimin tonë për anëtarësim në BE

Albin Kurti ka thënë se Kosova do të dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) ka thënë se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor.

Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

Gjithashtu Kurti foli rreth marrëveshjes së fundit më Serbinë ku anulua zbatimi për implementimin e fazës së dytë të vendimit për targat, që përfshinte dënimin e shoferëve më targa ilegale KM.

E si shkëmbim për këtë, Serbia ra dakord të ndalojë lëshimin e targave ilegale KM, SRB etj.

Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

“Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për penalizimin e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe. Serbia ka rënë dakord të ndalojë lëshimin e targave të trashëguara nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Këtë e bëmë jo vetëm për të de-përshkallëzuar, por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të negociatave për një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thëën Kurti.

Kurti tha se “Këto duhet të përfundojnë përpara pranverës 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i kompromisit”.

“Megjithatë, çfarëdo që të thotë Kurti, për momentin është fakt që edhe BE-ja edhe SHBA-ja insistojnë që asociacioni i komunave serbe në Kosovë është i domosdoshëm. “Si kreu i qeverisë së një vendi të vogël, a dëshiron ai të injorojë aleatët e tij më të rëndësishëm? Lojë e rrezikshme” ka shkruar gazetari i kësaj interviste, Michael Martens.

Duke iu përgjigjur kësaj, ndër të tjera, Kurti tha “Pasi të flasim për normalizimin e marrëdhënieve tona, jam i gatshëm të flas për komunitetet dhe të drejtat e pakicës serbe, por jo si parakusht për bisedime, por si pjesë e tyre.”

Temat e tjera të intervistës kishin të bënin me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin e Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarë për politikën e jashtme të Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika