Kurti në Ditën Botërore të Sindromës Down: Shteti duhet të dëshmohet aty ku nevojat janë më të mëdha

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar këtë të enjte disa nga të punësuarit nëpërmjet Masës 1.6. Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara

Foto nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Botërore të Sindromës Down, ka theksuar rëndësinë e ofrimit të kushteve dhe qasjes së barabartë për të gjithë.

Në një takim me disa të punësuar nëpërmjet Masës 1.6 Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara, kryeministri Kurti ka shprehur interesin për përvojat e tyre në vendet e punës dhe për praktikat e tyre.

“Jam shumë i lumtur që po ju mirëpres që të gjithëve në Zyrën e Kryeministrit, në Ditën Botërore të Sindromës Down, që na bën neve edhe më të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi për të ofruar kushte e qasje sa më të barabartë e të dinjitetshme për të gjithë pa lënë asnjeri prapa”, ka thënë Kurti.

Në këtë takim, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, përvojat e punës në pesë qendrat e Down Syndrome Kosova u ndanë nga Vjosa Asllani, Hanife Raci, Genc Beqiri dhe Agron Bilalli.

Sebahate Hajdini Beqiri, drejtore Ekzekutive e shoqatës Down Syndrome Kosova, ka theksuar mbështetjen e institucioneve dhe bashkëpunëtorëve për arritjen e kësaj pike.

Foto nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri ka theksuar nevojën për të përmirësuar dhe për të shtrirë mbështetjen shtetërore për personat me aftësi të kufizuara.

“Shteti dhe Qeveria duhet të dëshmohen më së shumti e më së pari aty ku nevojat janë më të mëdha, e mundësitë më të pakta. Andaj, dëshirojmë që të bashkëbisedojmë se si mund të bëjmë edhe më mirë e edhe më shumë se deri më tani”, ka deklaruar Kurti.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, ka potencuar përkushtimin e Ministrisë për mbështetjen e të drejtave të personave me Sindromën Down dhe të tjerëve me aftësi të kufizuara.

Në takim, u theksua gjithashtu qëllimi i gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, duke bërë të ditur se Qeveria ka punësuar 250 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta në shkolla dhe planifikon të rrisë këtë numër në 500 deri në fund të mandatit.

Po ashtu, u përmend se janë ndarë bursa për studentët me aftësi të kufizuara dhe janë punësuar 239 persona përmes masës 1.6 Mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika