Kurti në familjen e Vasfije Krasniqit: Ia shpreha sërish mirënjohjen për guximin që t’i japë zë së vërtetës

Kreu i qeverisë, Albin Kurti, në takim me familjen e Vasfije Krasniqi Goodman, është shprehur se "Vasfijes ia shpreha sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me familjen e Vasfije Krasniqi Goodman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sonte me familjen e Vasfije Krasniqi Goodman, e cila është një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kurti ka thënë se Vasfije Krasniqit ia ka shprehur sërish mirënjohjen për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i japë zë së vërtetës.

“Ritheksova mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar.

I pari i qeverisë ka theksuar se përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme “për të larguar heshtjen që mvesh këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika