Kurti në festën e Pavarësisë së Malit të Zi: Integrimi në BE synim i të dyja vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në festën e Pavarësisë së Malit të Zi, ka thënë se dy vendet fqinje punojnë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në festën e organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me rastin e ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, ka deklaruar se integrimi e orientimi në strukturat transatlantike është vlerë, synim dhe angazhim i të dyja vendeve.

“Shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi ishte realizim i aspiratës së popullit të saj për një shtet të pavarur e sovran, të lirë e demokratik e të integruar në strukturat euroatlantike”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu, Kurti ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira dhe se integrimi e orientimi në strukturat transatlantike është vlerë, synim e angazhim që ndajmë si dy shtete fqinje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në festën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me rastin e ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës që në vitin e shpalljes në 2008.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti në fjalën e tij ka thënë se jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës dhe nuk harrojmë asnjëherë mikpritjen dhe solidaritetin.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika