Kurti në Forumin e Paqes diskutoi me përfaqësues të lartë shtetërorë dhe institucionalë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Francë dhe po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Gjatë qëndrimit të tij në Paris, Kurti ka bashkëbiseduar me përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë. Sa i përket mbështetjes për programet sociale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti ka diskutuar me guvernatorin […]





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Francë dhe po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Gjatë qëndrimit të tij në Paris, Kurti ka bashkëbiseduar me përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë.
Sa i përket mbështetjes për programet sociale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti ka diskutuar me guvernatorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Carlo Monticelli.
“Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, Kryeministri Kurti diskutoi për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.
Tutje në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në qendër të bisedës me ish-nën Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Jean-Marie Guéhenno ishte situata gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.
Në këto takime, kryeministri Kurti ka riktheksuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon.




















