Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesës 56 familjeve që kanë banuar në qendra kolektive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën në lagjen Suvido në Graçanicë ua ka dorëzuar çelësat e banesës 56 familjeve që kanë banuar në qendra kolektive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive. (Lagjja Suvido, Graçanicë) – Foto: Mehmet Krasniqi, RTV Dukagjini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave në lagjen Suvido në Graçanicë, si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Në këtë lagje të Komunës së Graçanicës është bërë ndërtimi i dy ndërtesave banesore, i hapësirave komunale dhe i zonave rekreative.

Kryeministri Kurti gjatës fjalës së tij ka theksuar se janë mbledhur për t’ua dorëzuar çelësat e 35 banesave.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Szunyog, ka thënë se ky projekt ka mbështetur 56 familje nga komunitetet joshumicë, duke shtuar se sot për ta fillon një jetë e re.

“Është ditë e veçantë për juve dhe për neve. Ky projekt është iniciativë e përbashkët e financiar nga BE dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ai nuk do të ishte i mundshëm pa mbështetjen e Komunës së Graçanicës. Në kornizën e këtyre projekteve kemi mbështetur 56 familje nga komunitetet joshumicë. Kjo riafirmon rolin e BE-së si donatori më i madh në Kosovë. Sot fillon një jetë e re për juve, shpresoj që të gjeni fuqi dhe inspirim që ta bëni këtë projekt të banimit social storie suksesi”, është shprehur ai.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se 34 banesat e ofruara nga ky projekt janë për 84 persona, dhe se për secilën familje ministria ka ofruar pajisje elektrike, mobilie dhe ushqim, që do t’ua lehtësojnë jetën atyre.

“Atyre u është ofruar edhe hapësirë për rekreacion. Përkushtimi ynë mbetet në nivelin më të lartë sepse ministria dhe qeveria e kuptojnë se sa të rëndësishëm janë shembujt e tillë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë kanë shpallur konkurs për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri në vlerë 1 milion euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i BE-së në Kosovë dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive. (Lagjja Suvido, Graçanicë) – Foto: Mehmet Krasniqi, RTV Dukagjini
(Lagjja Suvido, Graçanicë) – Foto: Mehmet Krasniqi, RTV Dukagjini
(Lagjja Suvido, Graçanicë) – Foto: Mehmet Krasniqi, RTV Dukagjini
Dorëzimi i çelësave nga kryeministri Kurti (Lagjja Suvido, Graçanicë) – Foto: Mehmet Krasniqi, RTV Dukagjini

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika