Kurti: Ne kemi ofruar një draft të [Asociacionit] i cili është frymëzuar nga modeli kroat i vetëmenaxhimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ofruar një draft vizion për themelimin e Asociacionit, frymëzuar nga modeli kroat i vetëmenaxhimit përmes Këshillit Kombëtar Serb. Kurti theksoi se nuk do të plotësohet dëshira e Beogradit për të themeluar Republikën Srpska brenda Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka ofruar një draft për themelimin e Asociacionit, që sipas Kurtit është sikurse modeli kroat.

“Ne kemi ofruar një draft vizion për komunitetin serb në Kosovë, i cili është frymëzuar nga modeli kroat i vetëmenaxhimit përmes Këshillit Kombëtar Serb”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka thënë se Kosova nuk ia plotëson dëshirën Beogradit që të themelojë Republika Srpska, se kjo është arsyeja pse Vuçiqi nuk dëshironte të dëgjonte.

“Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk donte të dëgjonte për të apo ta lexonte. Ai dëshiron bashkimin e komunave me shumicë serbe kundër shtetit tonë, siç është bërë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1991. Në Kosovë 4% e popullsisë janë serbë. Por ata kanë 10 nga 38 komuna, kanë 10 vende të rezervuara nga 120 në Parlament dhe kanë 17 për qind të asambleistëve komunal në komunat tona. Po ashtu, gjuha serbe është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën në të gjitha nivelet e administratës. Do të thotë, në Kosovë ka diskriminim pozitiv, por Beogradi dëshiron Republikën Srpska brenda Kosovës. Kjo, sigurisht, nuk është e mundur”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika