Kurti në kuvendin zgjedhor të Listës Guxo: Të qenët bashkë na e solli fitoren e 14 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me ndihmën e Listës Guxo, janë fituar zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të Listës Guxo.

Kurti ka thënë se bashkëpunimi në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka bërë që të fitohen zgjedhjet.

“Të qenët bashkë na e solli fitoren e 14 shkurtit, të prirur për ta zhvilluar vendin përmes punësimit, dhe kthimit të dinjitetit të qytetarëve përmes drejtësisë. Prioritet kryesor në drejtësi mbetet Vettingu i sistemit të drejtësisë dhe këtë do ta bëjmë bashkë me kuvendin”, ka thënë ai.

Më tej, Kurti foli edhe për punët e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ku tha se janë kaluar mbi 150 ligje.

“Në një të tretën e mandatit kemi kaluar mbi 150 ligje në Qeveri e më pas në Kuvend, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti janë miratuar 87 ligje”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës, ka folur edhe për aksionet e policisë në luftën kundër krimeve ekonomike dhe kontrabandës me drogë.

“Kemi vazhduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbi 700 operacione policore kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit. Mbi 200 persona të arrestuar, 300 prej tyre janë zyrtarë publikë, 65 grupe kriminale të shkatërruara e 1.5 tonë narkotikë të konfiskuar, andaj duhet ta vazhdojmë këtë punë kaq të mirë bashkë”, ka thënë ai.

Sipas kryeministrit të Kosovës, vitin e kaluar Kosova ka pasur 10.53% rritje ekonomike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika