Kurti në Londër: Britania partner strategjik, kërkon njohje dhe avancim drejt NATO-s e BE-së

Në nisje të vizitës së tij zyrtare në Londër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e forta mes dy vendeve, të ndërtuara mbi vlera demokratike dhe angazhim të përbashkët për sigurinë dhe prosperitetin në Evropë. Ai e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar si partner strategjik kyç dhe u zotua për thellimin e bashkëpunimit.

Sipas njoftimit të ZKM-së, kryeministri informoi Cooper edhe për, siç u tha, kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, të mbështetura nga Rusia, duke përmendur operimin e 48 bazave të përparme ushtarake pranë kufirit me Kosovën.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti përsëriti tri parakushtet për vazhdimin e procesit: dorëzimin e Milan Radojiçiqit, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Ana Bërnabiq dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve përmes një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, të bazuar në njohje reciproke.

Në komunikatë theksohet gjithashtu se Kosova konsiderohet partnere e besueshme për Mbretërinë e Bashkuar dhe për sigurinë në rajon.

Kurti nënvizoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian mbetet objektiv strategjik, duke e cilësuar atë si thelbësor për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika