Kurti, në Londër merr premtimin që Kosova do të përkrahet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Sipas, Kryeministrit, Albin Kurti, Kosova ka marrë premtimin se ajo do të përkrahet nga Mbretëria e Bashkuara për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

 





Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se ka marrë mbështetjen nga deputetët e Parlamentit Britanik.

“Premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”, ka treguar Kurti në Facebook.

Më tej Kurti ka shtuar se Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe se si t’i forcohen ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

“Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldëin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Mattheë Offord dhe Tony Lloyd”, ka shkruar Kurti.

“Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Më tej ai ka treguar se është takuar edhe me Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy.

Ku më të Kurti ka njoftuar se kanë diskutuar për rrethanat aktuale në politikën ndërkombëtare dhe për  partneritetin mes dy Shteteve

Sipas Kurti Lammy ka theksuar se asnjë herë nuk kishte munguar përkrahja e Partisë Laburiste për Kosovën që koha e ish-kryeministrit Tony Blair e deri në ditë e sotëm.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika