Kurti: Në mandatin tim janë realizuar mbi 1 mijë operacione policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Polica e Kosovës është populli dhe populli janë policia”. Ai tha se gjatë mandatit të tij, janë realizuar 1 mijë operacione policore të mërkurën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku po mbahet “Dita e informimit për komunitetet”. Aty po merr pjesë një shumicë të rinjsh […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Polica e Kosovës është populli dhe populli janë policia”. Ai tha se gjatë mandatit të tij, janë realizuar 1 mijë operacione policore të mërkurën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku po mbahet “Dita e informimit për komunitetet”.
Aty po merr pjesë një shumicë të rinjsh nga komunitetet e të gjitha përkatësive.

“Më vjen mirë që jam këtu në Vushtrri, këtu ku luhet një rol i rëndësishëm që të ketë siguri anë e mbanë territorit të Republikës së Kosovës. Profesionalizimi i këtij stafi e akademisë është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve tanë, mallrave tona. Bashkë po angazhohemi për një shtet të sigurt. Nga fillimi i mandatit janë realizuar mbi 1000 operacione policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale dhe arrestuar mbi 3000 persona”, ka thënë Kurti.
“Në këtë sallë e keni sloganin, policia janë populli dhe populli janë policia, kjo vlen edhe për doganat, shërbimin korrektues, shërbimin emergjent dhe inspektoratin. Andaj, është e domosdoshme që të gjitha komunitetet që janë në KS të jenë të përfaqësuara dhe të kontribuojnë në institucionet tona”, ka përfunduar Kurti.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Kosovës janë të hapura për të gjithë.
“Dua të ritheksoj faktin se institucionet të sigurisë kanë gjithmonë dyert e hapura për ata që duan të jenë faktorë në sundimin e rendit dhe ligjit për qytetarët dhe Republikën e shtetit tonë”, ka thënë Sveçla.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri është ardhmëri dhe simbolizon bashkimin për të gjitha komunitetet.
“Nuk kam marrë fjalim me vete dhe nuk do të jem i gjatë, por një që dua të themi është se kjo akademi mua më simbolizon një fillim e bashkim për të gjithë. Një përparim për një zhvillim për të ardhmen, dhe meqë jemi në krerë vend, nuk e di ku do ishte më përshtatshëm për ju rini, që të zgjidhni një rrugë më të mirë. Për mua kjo akademi është besim, përkushtim dhe ardhmëri”, ka përfunduar Rashiq.















