Kurti në nderimin e Walker me titullin “Doctor Honoris Causa”: Mik i së vërtetës, përherë edhe mik i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar publikisht ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, në ngjarjen që po zhvillohet në Pejë, ku Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”

“Para se të jetë mik i Kosovës, ishte dhe është mik i së vërtetës, e duke qenë mik i së vërtetës, mbetet përherë edhe mik i Kosovës”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në nderimin e ish-ambasadorit Walker me titullin, “Doctor Honoris Causa”.

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”.

Pjesë e ngjarjes, e cila po zhvillohet në Hotelin “Dukagjini” në Pejë, ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti e ka cilësuar ish-ambasadorin Walker, si një mik të mirë, jo vetëm të popullit, por edhe të tijin.

“Një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm. Madje edhe atëherë kur nuk e kemi një mik të mirë janë pikërisht kohërat e vështira ato që mund ta sjellin një të tillë. Në botën  e traditave shqiptare, miku i shtëpisë është një figurë tejet e respektuar, e cila nderohet deri në paprekshmëri. Sipas kodeve tona zakonore shqiptare të mikëpritjes që është vlerë e theksuar e jona. Sot jemi mbledhur pikërisht për të nderuar një mik të madh të Kosovës dhe të popullit të saj, diplomatin amerikan, William Walker…Walker është me të vërtetë një mik i popullit të Kosovës, sepse mes njerëzve të vendit tonë, janë të paktë qytetarët e huaj që janë kaq gjerësisht të njohur e kaq unanimisht të vlerësuar, sikurse zotëri Walker. Në këtë pikë, dua të them veçanërisht se ambasadori Walker është edhe miku im që nga koha e luftës, kur jemi takuar për herë të parë dhe jemi njohur në Prishtinë e deri më sot, ku po ritakohemi sërish në Pejë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se libri do të mbetet një dëshmi, të cilën, ai mezi pret ta ndajë, ashtu që historia e masakrës së Kosovës pëgjatë luftës, të ndahet tek ata që nuk dinë shumë për masakrën e Reçakut.

Atij i ka uruar shëndet dhe jetë të gjatë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili ka thënë se ambasadori Walker çdoherë do të jetë në zemrat e qytetarëve të Kosovës.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit ka marrë pjesë edhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, rektorë të universiteteve publike dhe private e të tjerë.

Ndryshe, më 15 janar të vitit 1999, kriminelët dhe ushtarët serbë bënë masakër makabre në popullatën civile, ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptarë.

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, gjë të cilën, Serbia vazhdon ta refuzojë. Walker kishte vizituar zonën një ditë pas masakrës dhe lajmi për të, i hapi rrugën bombardimeve të NATOS-s, duke vënë Kosovën në vëmendje ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e 11 janarit, miratoi vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për promovimin e librit “Reçaku” të ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika